Qeveria rikthen fondet për agroturizmin, kush përfiton? Zv.ministri i Bujqësisë: Konsultim i hapur gjatë majit! Kemi kërkuar asistencën e gjermanëve

13 Shkurt, 20:45| Përditesimi: 13 Shkurt, 21:25

  • Share

Si çdo fushë e turizmit në Shqipëri edhe agroturizmi ka fituar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit 2023, ky sektor pati një rritje të ardhurash me 30%.

Për të sqaruar më shumë rolin e shtetit në këtë sektor dhe kontributin e këtij të fundit, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishte zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici.

Civici sqaroi se ky sektor është zhvilluar si pasojë e serumeve të shpeshta financiare nga vetë buxheti i shtetit, si dhe fondet europiane.

“Jemi pas 5 vitesh që kemi dhënë  lehtësi fiskale për këtë sektor, kemi dhënë investime qoftë ato nga buxheti i shtetit, qoftë ato nga fondet europiane për agroturizmin përfshirë këtu edhe kapitalin edhe të vetë njerëzve të cilët i ndërtuan ato. Kemi regjistruar dhe çertifikuar mbi 35 agroturizma aktualisht me çertifikatë përfundimtare, ndërkohë janë edhe 30 të tjera që janë në procesin e verifikimit dhe plotësimit të të gjitha kushteve. Tashmë kishte ardhur momenti që duhet të fillojmë të mendojmë për konsolidim të këtyre subjekteve dhe këtyre strukturave sepse është shumë e rëndësishme që kjo njësi ekonomike mos të jetë vetëm në një vend të cilin ne shpenzojmë pak kohë gjatë fundjavës apo shkojmë për të kaluar një drekë. Duhet të jetë një njësi ekonomike serioze dhe jetike për zonën rurale në të cilën operon”,- tha Civici.

Duke parë interesin e madh dhe suksesin e vazhdueshëm që po reflekton ky sektor. shteti shqiptar ka kërkuar asistencën edhe të partnerëve të huaj për të ndërtuar në strategji të mirëfiltë në të cilin shpalosen praktikat më të mira europiane të implementuara në agroturizëm.

“I kërkuam një nga partnerëve tonë më seriozë dhe më të rëndësishëm siç është bashkëpunimi gjerman Giz që të kontaktonte disa ekspertë të huaj për të parë edhe eksperiencën botërore të këtij sektori duke qenë se ne jemi relativisht të ri, nën 5 vjet dhe ata ndërtuan një dokument strategji sipas të cilës nga viti 2024 deri në vitin 2027 ne duhet të veprojmë, pra mënyrë se si një agroturizëm duhet të zhvillohet”,- tha zëvendësministri i Bujqësisë.

Civici bëri thirrje ndaj grupeve të interesit dhe jo vetëm, që të tregojnë mendimet dhe vizionet e tyre në planifikim e një strategjia për agroturizmin.

“Muaji maj është muaji i konsultimit publik ku në faqen e ministrisë mund të gjeni linkun e konsultimit publik për agroturizmin, ku krahas dokumentit më pak se 60 faqesh është edhe vendi për të lëshuar komentet”,- tha ai.

“Strategjia bazohet në dy drejtime kryesore: gjithë përfshirje dhe diversifikim. Gjithë përfshirje në kontekstin e njerëzve të cilët do të vetëpunësohen dhe dersifikim pra gratë dhe të rinjtë të cilët janë kryesisht ata që vuajnë më shumë punësimin ë zonat rurale dhe dersifikim në kontekstin e shërbimeve që do të afrohen”,- shtoi Civici.

Ndër të tjera, ai tha se mbështetja e buxhetit të shtetit ndaj bujqësisë është rritur çdo vit më shumë.

“Në vitin 2021 ka qenë 3.1 miliardë lekë, në vitin 2022 ka qenë 5.1 miliardë lekë, në vitin 2023 ishte 5.2 miliardë lekë dhe në vitin 2024 do të ketë shumë më e lartë”,-tha ai.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 14/02/2024 09:09

    tjeter te flasim per agroturizem tjeter per punetore qe duhet te pershtaten sepse edhe andej nga ikin nuk po gjejne dot punen qe duan. Agroturizmi perfaqeson biznesin rural dhe nuk duhet ta leme te largohet sepse andej ikin kapitalet qe punesojne punetoret ne zonat rurale ketu ne sa e sa sherbime te lidhura me keto aktivitete dobiprurese si parkingu dhe lavazhet, komunale dhe pastrimi qe nuk kerkojne ndonje kualifikim kushedi se cfare. Fermat dhe NB jane organizime te tjera dhe kane vemendjen max te ministrise se bujqesise me thirrjet per rigrupimin e fermereve te vegjel nepermjet subvencionit sepse stimuli e zhvillon ekonomine rurale me shume se cdo gje tjeter

    Përgjigju
  • Tigani në zjarr, peshku në det: 14/02/2024 08:34

    Me këtë lloj strategjie është i sigurtë dështimi. Kështu do përfundojnë këto agroturizmet si tigani që digjet e peshku që krihet në TikTok.

    Përgjigju
  • Besi: 13/02/2024 22:33

    zoti miniister agroturizmin do e shihja vetem ne nje menyre ne kuadrin e ndryshineve qe po beni ne ligjin per turizmin per subjektet airbnb jo nje apo dy dhoma si ne qytet, por duke filluar nga 10 dhoma deri ne 30 ose ku fillon klasifikimi hotel. Keto jane motele dhe hostele rurale dhe jane shume te frekuentuara sidomos ne Amerike

    Përgjigju
    • Agroturizmi: 14/02/2024 07:56

      Nuk ka më punëtorë për agrikulturë, prodhimet vijnë nga supermarketet të importuara. Shqipëria nuk është Amerikë ku fuqia punëtore shkon, këtu ikën nga sytë këmbët.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?