Qeveria serbe: Avdullah Hoti të ëndërrojë sa të dojë, kurrë s'do bisedojmë për njohjen e Kosovës

21 Korrik 2020, 09:49| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 09:54

  • Share

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “qëllimisht po mashtron, para së gjithash, opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar, se në Bruksel të enjten do të diskutohet për marrëveshjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme.

“Hoti mund vetëm të ëndërrojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe çdo ditë është më larg saj. Ai dhe Isa Mustafa mund t’ia njohin vetëm njëri-tjetrit”, tha Gjuriç.

Gjuriç tha gjithashtu se “në takimin e Brukselit, në rend të ditës fillimisht do të jenë detyrimet e Prishtinës të marra përgjatë dialogut të deritashëm në BE, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është ajo që shqetëson njerëzit e zakonshëm, si dhe çështja e personave të zhdukur, që është një borxh ndaj familjeve të viktimave”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha dje se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik.

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është përcaktuar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë dialog teknik, por vetëm politik për njohje reciproke.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?