Ali Mysliu është shkarkuar nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Në vend të tij me vendim të qeverisë është emëruar ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja.
Në periudhën shtator 2009-maj 2013, Bejtja ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
Ndërkohë më 10 shkurt, ish-deputeti i PS, u pa të hynte në SPAK, por ende mbetet e paqartë arsyeja pse u thirr nga institucioni i akuzës.
Mysliu ishte në krye të kësaj detyre prej 27 qershorit të vitit të kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Njoftimi i plotë:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Komente
