Qeveria shpërblim pensionistëve në fundvit! Dy shumat që po diskutohen

8 Dhjetor 2020, 12:14| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 14:58

  • Share

TIRANË- Qeveria ka vendosur të japë një shpërblim për pensionistët këtë fundvit, pavarësisht se vështirësive në buxhetin e shtetit për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku raporton se shifra nuk është përcaktuar ende, por po diskutohet të jetë 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë, që mund t'i kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3.3 mld lekë. Nga rishikimi i buxhetit 2020 për herë të katërt, do përcaktohet edhe shuma që do u jepet.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve shoqërore deri në qershor të këtij viti janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 urban dhe 118.615 rural.

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke llogaritur masën e fondit/bonusit që do të parashikohet për t'u shpërndarë për kategorinë e pensionistëve dhe për të këtë do të shprehen më konkretisht në Aktin Normativ", thonë burime zyrtare nga Ministria. 

Mbetet për t'u përcaktuar edhe teknikalitetet se si do të bëhet marrja e këtyre shpërblimeve, nëse do u jepet pensionistëve me postë apo nëse do përfshihet në pensionin e muajit, për shkak të situatës pandemike me të cilën po përballet vendi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 08/12/2020 19:26

    Per cfar i duan pensionistet dhuraten e vitit te ri.Nuk u ngopen keta njerez?Une jam vet pensionist dhe ngopem vetem duke pare politikqenet tane qe u shkelqen fytyra ,lernani ne ,vetem na shtoni edhe ca stola ne lulishte ku lozim domino.Kete shperblimin tone ju lutem jepuani deputeteve se ata kane dhe shpenzime se pervec familjes duhet te mbajne dhe dashnoren qe te shplodhen pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?