Qeveria shqiptare nis ndërtimin e burgut të të moshuarve në Pogradec! Do akomodohen 110 të dënuar mbi 60 vjeç, do hapet në 2021

5 Nëntor 2020, 11:17| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 16:38

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare planifikon që brenda vitit 2021 të çel burgun e të moshuarve në qytetin e Pogradecit, në fshatin Pojskë.

Një ditë më parë këtë burg për të moshuarit e ka prezantuar përpara deputetëve në Komisionin e Sigurisë edhe kreu i burgjeve Agim Ismaili, ndërsa në dokumentin e siguruar nga Report Tv kërkohen 58 milionë lekë për përfundimin e tij.

Sipas strategjisë së burgjeve, në këtë godinë pritet të akomodohen 110 të moshuar që aktualisht ndodhen në burgjet e vendit.

Report Tv mëson se ndërtimi i këtij burgu ka nisur në vitin 2005 fillimisht si një qendër për riedukimin e të miturve ndërsa do të përfundojë një burg për të moshuarit.

“Në sistemin e burgjeve grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të popullatës së burgjeve dhe grup-mosha ndërmjet 70 vjeç dhe 80 vjeç përbën rreth 0.5% të kësaj popullate.  Mundësitë e kufizuara social-ekonomike dhe punësimi përbëjnë një tjetër problematikë në aspektin social. Mosha duhet të konsiderohet si një stad i paevitueshëm i jetës dhe si i tillë kërkon përmbushjen e nevojave të veçanta shëndetësore, sociale dhe materiale, edhe në sistemin e burgjeve, në mënyrë që personat e kësaj grup-moshe të jetojnë një jetë aktive, të shëndetshme dhe të pavarur për sa më gjatë të jetë e mundur”- thuhet në strategjinë e burgjeve.

Në sistemin e burgjeve ky është i pari për të moshuarit në vendin tonë, ndërsa aktualisht ka burg për të miturit në Kavajë dhe burg për Gratë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 05/11/2020 11:20

    Tani e hoqem fukarallekun hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?