EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

18 Dhjetor, 14:33| Përditesimi: 18 Dhjetor, 16:01

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Burime pranë Këshillit të Ministrave i thanë Report TV, se për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën.

Siç mësohet, ministri i Shtetit dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin Balla, dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.

Burimet pohojnë se në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të kuptuar nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi, ashtu edhe qëndrimi.

Gjithsesi, sipas informacioneve, ende ky proces është në fazë fillestare dhe nuk ka ndonjë sukses konkret, i cili do të varet specifikisht nga vullneti i Parashqevi Simakut për t’iu përgjigjur autoriteteve shqiptare apo amerikane, kur ato ta kërkojnë në funksion të këtyre procedurave.

Ngjarja doli në pah pas publikimit të një videoje javën e kaluar nga një televizion amerikan, teksa më 13 Dhjetor erdhën reagimet e para, edhe nga të afërmit, se personi në filmim ishte këngëtarja e njohur.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 18/12/2024 20:35

    TI QE SHKRUAN PAS PSEUDONIMIT HAJDE LOGJIKE HAJDE,,,,PO E KRAHASON PARASHQEVI SIMAKUN TI ME SECILIN NGA NE,,,AJO KA QENE ARTISTE QE KA NGRITUR SHQIPERINE PESHE ME KENGET E SAJ....PRANDAJ KATANDISJA E TILLE E NJE YLLI TE MUZIKES ESHTE SHUME E RENDE PER NE POPULLIN SHQIPTAR.....

    Përgjigju
  • Tirane: 18/12/2024 20:24

    Habitem si familiaret e Kane lene PA e kontaktu e me njoftu dike nese se kane ditur ku eshte tash 5 vjet. Pse tash u get e gjithe e paskan dite ???

    Përgjigju
  • Pensionist: 18/12/2024 18:04

    Qeveria te ngrej pensionet se e nuk na del as per ilace.Kjo historia e Parashqevise na u be sikur te ishte Skenderbeu.Mendoni qe nuk arrijm ne fund te muajit me 20 mij lek pension,ilace,drita,uji,ushqimet qe kushtojn me shtrenjt se ne Europe.Mjaft me rritje pagash e zero per pensionet.Kur do e kuptoni qe nen 50 mij lek pension nuk jetohet dot ne ket vend te qelbur?

    Përgjigju
  • xXx: 18/12/2024 17:30

    Këta e kanë ditur që të gjithë...Populli e mori vesh tani...

    Përgjigju
  • jani: 18/12/2024 16:39

    10 VJET QE SIMAKU FLINTE NE RRUGE,,,MBI VALIXHE,,,,,C'FSRE TURPI,,C'FARE CMENDURIE ,,,C'FARE PAPERGJESHMERIE,KMJO PER SHTETIN INEKZISTENT SHQIPTAR,,,,PSE NUK DEL TE FLASE MINISTRJA KUMBARO,,,E GJITHE SHQIPERIA PI QAN PER PARA..SIMAKUN,,,NUK DEL SE ESHTE E DHJ...RE...

    Përgjigju
    • Hajde logjik hajde: 18/12/2024 17:55

      Cpun ka shteti me jeten private ndaj secilit

  • Bushi: 18/12/2024 15:22

    Shume e zgjatet. Ne fakt meqe ne shtate tete Rama verdalloset ne NY atij ngarkojani ate pune...

    Përgjigju
  • Hahaha: 18/12/2024 15:14

    aty ku shfaqet me pamje te re, Dmth full photoshop

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?