Qeveria shton me 1.3 miliardë lekë buxhetin e sistemit shëndetësor! Do mbështesim ndërhyrjet invasive në tru, transplantin e palcës së kuqe a fekondimin invitro

24 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:20

  • Share

Qeveria rialokon fondin prej 1.3 milardë lekë për sistemin shëndetësor për të mbuluar pagat e rritura të mjekëve dhe infermierëve si dhe për zgjerimin e gamës së shërbimeve mjekësore në spitale

Ky fond do të jetë për të mbështetur dhe shërbimet e reja shëndetësore, si ndërhyrjet invazive në zemër në spitalin e Shkodrës dhe ‘Shefqet Ndroqi' por dhe ndërhyrjet invazive në tru

“Garantojmë me këtë buxhet edhe zgjerimin e shërbimeve, siç është zgjerimi i shërbimit sa i përket ndërhyrjeve invasive në zemër në Spitalin Memorial, në Spitalin e Shkodrës dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga ana tjetër, do të mbështesim shërbimin shëndetësor spitalor edhe për shërbime të reja, sikurse janë ndërhyrjet invasive në tru por edhe shërbime të tjera në vijim, sikurse është transplanti i palcës së kuqe apo fekondimi invitro, shërbime të cilat do t’i shtohen sistemit tonë shëndetësor, qoftë në këtë vit, qoftë në vitin në vazhdim, për të cilat puna ka filluar, ndaj jemi të dedikuar të garantojmë një shërbim shëndetësor sa më efektiv, sa më cilësor, sa më gjithëpërfshirës”, tha Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALI ALIU: 24/08/2023 14:22

    Sa per dijeni,te denuar politik ka patur shume pak,ne krahasim me listat qe jane shperblyer.Nje pjese e madhe kane qene hajdut dhe kur arrestoheshin shanin Partine e punes qe i kapi e nuk po i lejon me vjedh.Disa te tjere,vakabond e parazit.Tamam te denuar politik jane pak dhe me perjashtim te spiunve te sherbimeve te huaja ,atyre qe thame me siper,terroristeve etj,duhen respektue.Si mund te demshperblesh terroristet,spiunet e huaj,hajdutet etj eshte e gabuar.Gjysma e te denuarve politik kane qene b/punetor te sigurimit te shtetit.Duhet studim,jo te paguash kot me djersen e popullit cdo madkara,qe ,thjeshte,ka s hate Partine.Te gjitha Partite,me keto shperblime i blejne dalengadale ,per elektorat.

    Përgjigju
    • Diell i forte: 24/08/2023 19:03

      O shok e ke shkrujt gabim.....o tjeter Gjo kjo....po tall një çikë brekushet ministrja se në të vërtetë do e kishin heq nga puna spitalet privatee gjithë ato oligarkë që janë si higjena në parlament për lekë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?