Për ‘Repolitix’ Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt të Gjermanisë, Erion Dasho është shprehur se masat e marra nga qeveria janë të rregullta, mirëpo problemi është se nuk ka një plan afatgjatë përveç masave.
Përsa i përket paketës së ndihmave 50 milion euro të akorduar nga BE Shqipërisë për koronavirus, Dasho thekson se fondet nuk mund të shpërdorohen pasi nuk dihet vijueshmëria e situatës.
“Në rastin e koronavirusit nëse jemi të hapur dhe të drejtpërdrejtë duhet të pranojmë se janë marrë masa korrekte. Masat mua më janë dukur të drejta dhe qëndrimi ndaj testimit është i matur. Ne si Ministri Shëndetësie nuk i kemi fondet pa limit.
Morëm një mbështetje të madhe nga BE sot, por prap ato janë hiçgjë krahasuar me atë çka mund të sjellë COVID-19 nesër.
Prandaj duhet që, fondet t’i përdorim me nikoqirllëk dhe aty ku duhet."
Duke folur për masat e qeverisë , specialisti shprehet se edhe izolimi i qytetarëve për një kohë të gjatë brenda shtëpisë nuk është një zgjidhje pasi sjell lodhje dhe dëmtim social, probleme ekonomike dhe në fund mosbindje qytetare. Sipas tij, ajo çka nevoitet që të bëjë qeveria është të ndërmarrë një plan afatgjatë.
"Ajo të cilën nuk po e shoh të bëhet, pra nuk po i komunikohet ende publikut dhe që unë kam rezervat e mija, është se cila është strategjia afatgjatë.
Nuk po shoh ende është një plan afatgjatë nga qeveria, pasi masat afatshkurtra nuk janë duke dhënë rezultat. Pra i thua njeriut izolohu, pjesa më e madhe e qytetarëve janë duke e zbatuar këtë vendim, por cili është plani?Unë si qytetar dhe të gjithë të tjerët presim të na thuhet se cila do të jetë masa pas një muaji.
Një politikan mund të thotë që “do vijojmë në bazë të situatës, nuk dim çna pret”, por është detyra e një teknicieni që ta zbërthejnë këtë tezë që ka thënë drejtuesi politik.
Në Angli u morën masa po ishte ekipi i teknicienëve mbrapa i cili tregonte rezultatin që vinte nga çdo masë e marrë.
Tashmë jemi në situatën që kjo nuk mund të ndodh pafundësisht", ka thënë ndër të tjera Dasho.
Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho po ashtu ka dhënë një mesazh drejtuar bluzave të bardha qytetarëve, por edhe qeverisë.
"Mesazhi për bluzat e bardha është të mbrohen sepse sa vjen dhe rritet numri i të infektuarve, kjo dhe për faktin se mjekët kanë më shumë mundësi të infektohen për shkak të ekspozimit nga virusi. Megjithatë ne nuk e kemi luksin për rritje të numrit të mjekve të infektuar pasi jemi ndër vendet më të pakta të mjekëve për frymë në Evropë.
Mesazhi për qytetarët është që pavarësisht atyre që ata dëgjojnë të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
Mesazhi për qeverinë është: Nuk duhet popullit t’i thuhet që ti do të izolohesh. Studimet tregojnë se izolimi afatgjatë nuk është zgjidhje pasi, sjell lodhje dhe dëmtim social, probleme ekonomike dhe pastaj qytetarët nuk të binden.
Studime të huaja tregojnë se virusi nuk ka nevojë vetëm për një masë që është izolimi, por një kompleksitet masash që bota tashmë i ka shpikur. Detyra jonë është që t’i zbatojmë në kontekstin shqiptar”, është shprehur ai.
Lajmi kryesor: