Qeveria ul tarifën e fluturimeve nga 10 në 1 euro për pasagjerët që ikin jashtë, pritet të sjellë bileta më të lira

15 Prill 2022, 16:34| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:44

  • Share

Udhëtimet nga aeroporti i Rinasit do të kushtojnë më pak për qytetarët. Nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe të Infrastrukturës është vendosur që të ulet tarifa që paguajnë pasagjerët për të dalë nga vendi.

Prej 2014 të gjithë udhëtarët kanë paguar në biletën e tyre për të dalë jashtë vendit 10 euro, ndërsa tani kjo tarifë do të jetë vetëm 1 euro.

Kjo ulje e tarifës që deri më tani është paguar në biletën e blerë, pritet të ulë biletat e udhëtimit për të gjithë qytetarët që dalin nga territori i Shqipërisë. Praktikisht një biletë që deri më tani ka kushtuar 100 euro automatikisht zbret në 91 euro.

“Tarifat e shërbimit, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, është 10 euro dhe paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, tek shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës së shitjes së biletës”, thuhet në udhëzimin e vitit 2014 për përcaktimin e tarifave për kalimin me avion të kufirit.

Kjo pikë tashmë është ndryshuar dhe në vend të togfjalëshit 10 euro për pasagjer, është vendosur tarifa 1 euro për pasagjer.

Tarifa e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë është një pagesë e detyrueshme që bëhet për llogari të buxhetit të shtetit nga çdo udhëtar që del nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të destinacioneve jashtë, përveç rastit kur udhëtari është tranzit dhe nuk e kalon kufirin, por qëndron në ambientet e aeroportit deri në vazhdimin e udhëtimit të tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/04/2022 18:55

    Ky km k do u jap bileta pa pages të gjithëve që dalin, por jo styre që hyn në Shqipëri , do e zbraz vendin ashtu si ështé planifikuar nga serborusia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?