Në foto: Një biznes pranë aksit kombëtar Ndroq-Plepa

Politikë

Qeveria ultimatum bizneseve pranë akseve kombëtare: Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar

24 Korrik, 15:22| Përditesimi: 24 Korrik, 15:27

  • Share

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga karrexhata, do të kenë 7 ditë kohë duke nisur nga sot e deri më 31 Korrik, për të liruar hapësirën e zaptuar dhe për t’u vendosur brenda pronës së tyre.

Aksioni vjen në kuadër të lirimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, por edhe sigurisë rrugore.

Bizneseve u kërkohet që të rrethojnë edhe pronën e tyre dhe të respektojnë distancën e sigurisë nga segmenti rrugor.

Paralajmërimi u bë nga ministrja e Transporteve Belinda Balluku gjatë një inspektimi në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa.

Qeveria ka marrë pamjet e dronëve Bayraktar dhe atyre të policisë në akset rrugore ku është problematike situata. Një e tillë është edhe segmenti i Niklës në Fushë Krujë, aty ku bizneset janë shumë pranë rrugës së automjeteve, duke mos zbatuar aspektin e sigurisë rrugore.

Nëse bizneset nuk lirojnë këto hapësira, ndaj tyre do të aplikohen gjoba.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ulliri: 24/07/2025 18:27

    Tabela?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?