Pasuri të patundshme në Tiranë

Ekonomi

Qeveria vendos krijimin e administratës së posaçme për taksën e pronës

28 Mars 2018, 21:01| Përditesimi: 28 Mars 2018, 21:04

  • Share

Duke filluar nga 1 prilli, nis aplikimi i metodës së re të llogaritjes së taksës mbi banesat. Në përputhje me këtë, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, si person juridik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për financat.

Do të jetë kjo drejtori që do të administrojë në nivel qendror nga pikëpamja ligjore dhe metodologjike taksën vendore mbi pasuritë e paluajtshme, e cila do të shkojë në favor të bashkive.

Sipas VKM, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto funksione dhe përgjegjësi: menaxhon regjistrin qendror të bazës të të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale); harton metodologjinë në lidhje me administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme dhe monitoron zbatimin e saj; monitoron dhe asiston njësitë e vetëqeverisjes vendore për procedurat e ndjekura në llogaritjen e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme; asiston dhe udhëheq njësitë e vetëqeverisjes vendore në procesin e hedhjes së informacionit dhe të dhënave në sistemin qendror, në llogaritjen e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme, të shumës së taksës vjetore dhe të pagesave me këste për të gjitha kategoritë e ndërtesave; etj.

Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për financat. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2018.
 

Komento

Komente

  • Hasani: 03/04/2018 08:53

    A do paguhet taksa edhe kur shkojme ne wc ?

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 28/03/2018 22:18

    Do i paguaj me shume deshire se partia i di me mire keto pune beeeeeeeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?