Politikë

Qeveria vendos, Rama: Rritje page për policinë e shtetit, zjarrfikësit, Gardën, policët e burgjeve dhe administratën! Vendimi hyn në fuqi menjëherë

28 Shtator 2022, 12:59| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 14:35

  • Share

Qeveria ka marrë vendimin që të rrisë pagat e punonjësve të policisë, policëve të burgjeve, zjarrfikësve, Gardës së Republikës dhe punonjësve të administratës publike. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave duke thënë se rritja e pagave bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës. Rritja do të reflektohet në pagën e ardhshme që do të marrin të gjithë këto kategori.

“Policia e Shtetit, nivelet bazë, pra gjithë punonjësit e Policisë në nivel inspektorësh si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm, respektivisht 15% dhe 7%. Po ashtu, e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen dhe për Policinë e Burgjeve, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen për zjarrfikësit, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe për gjithë punonjësit mbështetës dhe të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se do të mbështeten edhe shtresat më në nevojë duke nisur nga pensionet që do të riindeksohen me rritje 9.5% në raport me vitin e shkuar, familjet në ndihmë ekonomike do të kenë një rritje me 10 %, gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe tre fëmijë do të kenë dyfishim të ndihmës ekonomike.

Edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmë. Këto vendime të qeverisë vijnë në një kohë kur vijon rritja e çmimeve prej luftës në Ukrainë ndërsa është paralajmëruar se dimri do të jetë i vështirë për shkak të krizës energjetike.

Sa i përket fatit të Ervis Martinaj, personazhit të njohur në botën e krimit, Edi Rama tha se policia e shteti nuk e ka ende një komunikim pasi nuk i ka provat e nevojshme.

Nuk kurseu një koment edhe për kritikat në lidhje me vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke thënë se problematika u ngrit nga vetë PS, ndaj nuk i merr parasysh ata që thonë “Ku ishit deri tani?”

Sipas Ramës, rrëzohet miti i pazareve se fshihet prapa kullave nga fakti që PS e mori vetë si vendim pa u bazuar as në politikë, media apo drejtësi. Për këtë të fundit u shpreh se ka ende korrupsion, por paralajmëroi se prokurorët dhe gjykatësit që nuk japin vendimet e duhura, do të hyjnë së shpejti në fshesën e vettingut.

Ora 13:13
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama-kritikëve: I bien fyellit në një vrimë! Problematikën e ngritëm ne, rrëzohet miti i legjendave urbane të fshehjes time pas kullave

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kritikat që merr qeveria për vendimin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje duke thënë se problematikën e ngriti vetë PS. Sipas tij, kjo rrëzon mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes së Ramës prapa kullave. Ndërsa për prokurorët e gjykatësit e korruptuar, u shpreh se nuk kanë hyrë ende në fshesën e vettingut.

“Jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë i bien fyellit në një vrimë që nuk ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Duke theksuar këtë problematikë nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë metra katror për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, askush nuk do merrte vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë do të kishte vijuar të bënte atë që ka bërë.

Ne nuk kemi vënë vetë as prokurorë as gjykatës, kemi bërë një reform për t’i pastruar, shumë prej të cilëve janë për të hyrë në fshesën e vettingut. Por fuqia e tyre ka mbaruar sepse subjektet ose duhet t’i dorëzojnë me qëllim të lirë, ose i parablejnë por me një cmim i cili e bën krejtësisht të paarsyeshme ndërtimin e mëtejshëm të metrave katror për qëllim fitimi ose do t’ju konfiskohet. Në të gjitha rastet, paguan gjobën deri në fund. Duhet të jesh me urrejtje që nuk të lë të shohësh për të akuzuar për këtë masë që i jep fund një historie shumë vjecare. E fundit që kam, ku ishit ju, pse tani? Ne këtu ishim, këtu kemi qenë dhe për këtë arsye sot, këto metra katror janë 10-fish më pak se cfarë ndodhte kur nuk ishim këtu. Kjo është betejë që nuk fitohet brenda një viti se do e kishin fituar dhe shtete të tjera si Italia, Spanja e Portugalia. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, por ne mund ta bëjmë absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katror me qëllim përfitimi”, tha Rama.

Ora 13:13
Kur do të flasë policia për fatin e Ervis Martinajt? Flet Kryeministri Rama

\

Policia e Shtetit do të japë një përgjigje përfundimtare për fatin e Ervis Martinajt kur të ketë prova. Kështu tha Rama kur iu përgjigj sot pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori. 

Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.

“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DREJTESI: 30/09/2022 11:17

    Gjykim i nxituar, kur themi: shkurtim te punonjesve te administrates.A thua se, keta punonjes nuk jane pjese e popullit Shqiptare, nuk do ndikonin ne rritjen e papunesis, ku ne po mundohemi ta luftojm. Perse duhet ta etiketojm punonjesin e administrates si " kriminel" si " kundershtar" dhe jo si nje punonjes qe rastesisht si ne cdo pozicion tjeter pune ku dikujt i duhet te punoj qe te jetoj, apo meritokracisht ndodhet ne ate pozicion pune.Dhe punonjesit e administrates jane njerez dhe punonjesit e administrates jane qytetar si cdokush tjeter dhe punonjesit e administrates paguajn taksa dhe punonjesit e administrates pasi dalin nga tete orarshi zyrtar , kan dhe ata halle dhe probleme dhe hasin plote padrejtesira , shkojn dhe ata ne nje tjeter sektor sherbimi , ku ligjerisht eshte sherbimi falas, por dhe atyre u kerkohet rryshfet qe tu sherbehet. Nuk e ka fajin punonjesi administrates sepse eshte ne nje pozicion te tille, eshte ceshtje karakteriale dhe personaliteti se si vepron cdo njeri dhe nuk ka te beje me pozicionin e punes. Shikoni masen e inflacionit qe kan pesuar cmimet ne vendin tone, por dhe ne mbare boten ku mbijetesa do jet teper e veshtire ne kete krize globale, ku rritja e pagave ishte e domosdoshme , pavaresisht se nuk e mbulon rritjen e cmimeve. Gjykoni pak me shume ne menyre objektive, sepse ne nje kazan po ziejm te gjithe... dhe ta vendosim zgjuarsin tone si popull se si te permiresojm situaten dhe jo si te " heqim lopen e gjitonit'

    Përgjigju
  • emri: 28/09/2022 17:44

    ky i ngriti rrogen gjithe ushtareve te tij?! po mire ja beri ... kohe lufte po vjen gjithandej.

    Përgjigju
  • Policia: 28/09/2022 16:36

    Haha.rritje me 35 mij lek te vjetra.ky as indeksim Inflacioni nuk esht ço thuaj ec ti hedhim hi syve.por qe nuk ngjit askund thjesht ishte per tu tallur.

    Përgjigju
  • Jari: 28/09/2022 15:26

    Do rritur rroga edhe Elsi HYSA, T STRAKOSHA, e MIHAJ, se na nderun dy ndeshjet e fundit sidomos ky HYSAJ shkëqeu fare.

    Përgjigju
    • Nari: 28/09/2022 16:18

      Per keta do kete transferim te Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid. Kurse per Brojen do shperblehet me topin e art

  • miri: 28/09/2022 14:46

    e meritojn bravo qe e more kete vendim rame ato punojn fort dhe meritojn kete vendim

    Përgjigju
  • Fillareta: 28/09/2022 14:45

    Po ketyre sufllaqexhinjve te komenteve, nuk ja rriti pak rrogen? Dopjo pite minimumi.

    Përgjigju
    • shqupi: 28/09/2022 18:52

      pse ke inat ti e byrektores?he se do te japi dopjo byrek non grata sa ti ngrehet qe te fitoje

    • Ballena: 28/09/2022 16:14

      Hahahaha

  • cimi: 28/09/2022 14:44

    policet me te vertet lodhwn gjithe diten dhebkete rritje rroge e meritojn

    Përgjigju
  • aldi: 28/09/2022 14:42

    goxha e nevojshme kjo rritje e pages per kte grup punonjesish

    Përgjigju
  • fjordi: 28/09/2022 14:41

    bravo ???? me te vertet je magjik na nderove ne policeve

    Përgjigju
    • S I L V E R: 28/09/2022 14:53

      HAHAHAHAHA I SHKRETI

  • gezim: 28/09/2022 14:41

    ne keto kohe krize qe jemi rritja e pagave eshte menyra me e mire per ta perballuar

    Përgjigju
  • laura: 28/09/2022 14:41

    keni treguar gjithmone mbeshtetje per punonjesit dhe rritja e pages eshte nje ndihme e madhe per ta

    Përgjigju
  • sergi: 28/09/2022 14:40

    si mos ti rrisesh pagave punonjesve tane qe jane ne gatishmeri ne cdo lloj problemi

    Përgjigju
  • Ansi: 28/09/2022 14:38

    Per policet e gardes dhe burgjeve e zjarrfikesve shume e nevojshme e sidomos ne kete kohe kohe

    Përgjigju
  • Ana: 28/09/2022 14:35

    Se kuptoj pse pyesin ramen per ceshtjen e ervis martinaj , kjo esht puna e policis

    Përgjigju
  • Ani: 28/09/2022 14:35

    Dhe zjarrfikesit,pagat e policeve te burgjeve dhe gardes me ne fund u vleresuan dhe ju rriten rrogat

    Përgjigju
  • Kejsi: 28/09/2022 14:34

    Ne kete koh krize rritja e pagave ishte me se e nevojshme

    Përgjigju
  • Beni: 28/09/2022 14:34

    Kush nderton pa leje te paguaje dhe shtese sepse eshte me se e drejte pasi ska marre leje ne shtet e ka shkelur nje ligj

    Përgjigju
  • Devi: 28/09/2022 14:33

    Keni lumturuar shume njerez sot me kete qe that per rritjen e pagave

    Përgjigju
  • Teo: 28/09/2022 14:23

    Kush do qoft ai qe nderton pa leje le te mar denimin qe i takon

    Përgjigju
  • Eno: 28/09/2022 14:22

    Qytetaret duhet ta kuptojn qe nuk jemi me ne kohen e saliut e nuk mund ndertojm ku te duam ne

    Përgjigju
  • Ani: 28/09/2022 14:21

    Kusho qe ka ndertime pa leje le ti konfiskohet e ti jepen ndo nje familje ne nevoj

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 29/09/2022 07:26

      Ani,po qe per tja dhene ndonje tjetri me mire ta gezoje ai qe e ka bere sepse dhe ai mund ta kete bere nga zori kurse ata qe bejne gradaçela apo vila nuk i kap ligji,jane te paprekshem

  • UKU MOMLIT: 28/09/2022 14:14

    Tallazet kobndjellese te kryesociopatit shqiptar paralajmerojne nje te ardhme ogurzeze te afert per popullin shqiptar,veçanerisht per femijet dhe te rinjte qe kane mbetur ne Shqiperi. Kryesociopati ne marrveshje te plote dhe te fshehte me MIQTE E MEDHENJ BERISHA-METAJ kerkon me çdo kusht te mbajne e alternojne pushtetin ne sherbim te krimit dhe korrupsionit te pakrahasueshem shteteror shqiptar edhe per 30 vite te tjera ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Joni: 28/09/2022 14:11

    Pas kaq vitesh u mendua dhe per kto punonjes dhe ju rrit rroga se jemi dhe ne koh te veshtir

    Përgjigju
  • Olti: 28/09/2022 14:06

    Gezim i madh per shum familje pasi eshte gje shum e mir sidomos nga rritja cmimeve qe ndodhemi

    Përgjigju
  • Seri: 28/09/2022 14:05

    Rritja e pagave eshte menduar shum mir sidomos ne kte koh krize qe jemi

    Përgjigju
  • klarisa: 28/09/2022 14:03

    shume pa lidhje qe gazetaret i bejne pyetje rames ne lidhje me nje hetim qe po merret policia

    Përgjigju
  • mila: 28/09/2022 14:02

    eshte e pajustifikueshme te vazhdosh e te ndertosh paleje gjithsecili qe e ben duhet te denohet ne menyren e duhur

    Përgjigju
  • raisa: 28/09/2022 14:01

    kushdo qe nderton pa leje duhet te marre ndeshkimin e duhur

    Përgjigju
  • Ops: 28/09/2022 13:28

    Jepi leke paraziteve se paguajm ne taksa, shkurto o debil administraten dhe policin mbaje profesioniste dhe rriti 300% paga , se nga 5 vete 4 rrin kot, apo duhen vota ??

    Përgjigju
    • gjergji: 28/09/2022 14:13

      OPS: Flet or mik nga tropoja!!!!!!"Policia profesioniste" ide i mire.por duhen mjete para,specializme e shkollim.Rritja pagave 300% si cudi,ku do i marrin parat ky shtet super i varfer per kto gjera. Drejt e ke per administraden qe tani ka hyre kompiutorizimi i nevojshem shkurtimi i saj

    • Mali: 28/09/2022 14:07

      Duhen vota. Tashme administrata qendrore dhe lokale nen kontrollin e Rames, perben dhe afro 800 mije zgjedhes me te pakten nje familjar te punesuar por zakonisht dy ose tre. Keta "popull" mendon qe e ka nen vete dhe investon. Le te themi, nuk ka te njejten qasje ndaj zgjedhesve jashte vendit. Per te cilet as nuk komenton fare. Sepse ska garanci, nuk i ka nen kontroll.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?