Qeveria zgjat afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve. Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave (9 janar 2025), u miratuan ndryshimet në ligjin 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të ish pronave
Afati i shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave shtyhet deri në dhjetor 2027
Sa i takon shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor 2024, por ne kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në dhjetor të vitit 2027.
Ndërsa, afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028, që është dhe viti i fundit për kompensimin e ish pronarëve.
Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse, e para, i jep mundësinë ATP-së që të shprehet për mundësinë e trajtimit të 7110 dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve dhe deri në fund të 2028-ës një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve të kompensohen edhe në vlerë financiare”, tha Manja.
Ministri Manja, shtoi se me miratimin e buxhetit 2025, është parashikuar një fond kompensimi për ish-pronarët, deri në vitin 2028.
“Siç jeni në dijeni nga akti i miratimit të buxhetit për vitin 2025 në afatmesëm kemi parashikuar rreth tre miliardë lekë deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, në vitin 2026-2027 është parashikuar 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është viti i fundit masa do të jetë 7,63 miliardë lekë”, tha Manja.
Viti 2025 - 3 miliardë lekë
Viti 2026 - 2027 5.3 miliardë lekë
Viti 2028 - 7.63 miliardë lekë
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar”, kalon nw Kuvend për shqyrtim e miratim.
Lajmi kryesor:
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
S.G/ReportTv.al