Kronikë
Top 24

Qeverisja elektronike, OKB: Shqipëria përmirësim të ndjeshëm, ngjitet me 8 pozicione

25 Korrik 2018, 20:23| Përditesimi: 25 Korrik 2018, 22:24

  • Share

hqipëria është ngjitur me 8 pozicione sa i përket qeverisjes elektronike për vitin 2018. Lajmi bëhet i ditur në anketën më të fundit të e-Qeverisjes. Kjo anketë është raporti i vetëm global që vlerëson statusin e zhvillimit të qeverisjes elektronike të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm krahasuar me raportin e vitit 2016, duke u ngjitur me 8 pozicione. 

Dy vjet më parë, Shqipëria renditej e 82-ta ndër 193 vende per sa i perket indeksit të qeverisjes elektronike, me nje vlere 0.5331. Por, këtë vit vendi ynë renditet i 74-ti mes shteteve si Hungaria, Bullgaria, Kroacia, etj. me vlere te indeksit 0.6519. Studimi i grupon rezultatet e indekseve ne 4 grupe kryesore: Shume i Larte (Me shume se 0.75 pike, i Larte Midis 0.50 dhe 0.75, i mesëm midis 0.25 dhe 0.50 dhe il ulët ku ka më pak se 0.25 pikë. Në këtë mënyrë, Shqipëria kategorizohet në nivelin e lartë sa i përket qeverisjes elektronike. 

Nga tre komponentët e EGDI, sipas raportit ndikimin më të madh ne rritjen e tij e ka patur komponenti Indeksit te Sherbimeve Online. Ndërsa indikatori e-Pjesemarrja e ka bërë Shqipërinë që të afrohet me shtete si Australia, Austria e Belgjika, me indeksin e e-pjesemarrjes “Shume te larte”, nga i “Larte”, klasifikuar ne vitin 2016.

DOKUMENTI

Indeksi i Zhvillimit te e-Qeverisjes (EGDI) eshte nje index qe vlereson zhvillimin e e-qeverisjes ne nivel kombetar, i llogaritur me mesataren e ponderuar te tre treguesve te meposhtem:

–        Indeksit te Sherbimeve Online (OSI)

–        Indeksi i Infrastruktures se Telekomunikacionit (TII)

–        Indeks i Kapitalit Njerezor (HCI)

Ne vitin 2016 Shqiperia renditej e 82-ta nga 193 vende per sa i perket indeksit EGDI me nje vlere 0.5331.

Ne vitin 2018 Shqiperia renditet e 74-ta midis shteteve si Hungaria, Bullgaria, Kroacia, etj. me vlere te indeksit 0.6519.

Studimi i grupon rezultatet e indekseve ne 4 grupe kryesore:

–        Shume i Larte (Me shume se 0.75)

–        I Larte (Midis 0.50 dhe 0.75)

–        I Mesem (Midis 0.25 dhe 0.50)

–        I ulet (Me pak se 0.25)

Nga tre komponentët e EGDI, sipas raportit ndikimin më të madh ne rritjen e tij e ka patur komponenti Indeksit te Sherbimeve Online (OSI) me nje vlere 0.7361 (shume afer me nivelin 0.75 qe konsiderohet Nivel Shume i larte) ne vitin 2018, krahasuar me 0.5942 ne vitin 2016.

Indikatori e-Pjesemarrja (EPI) eshte ne nivelin 0.7584, duke bere qe Shqiperia te afrohet me shtete si Australia, Austria, Belgjika, etj., me indeksin e e-pjesemarrjes “Shume te larte”, nga i “Larte”, klasifikuar ne vitin 2016.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?