New York

Lifestyle

Qiellgërvishtëset njujorkeze ndërtojnë xhama 'miqësorë' për zogjtë shtegtarë

16 Dhjetor 2019, 20:11| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 20:22

  • Share

Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut miratoi ndërtimin e banesave 'miqësore' për shpendët e vendit.

Synimi është që materialet e ndërtesave të reja të plotësojnë standardet miqësore ndaj shpendëve që të  zvogëlojnë rreziqet e përplasjeve.

Gjithashtu përfshihet modifikimi i  xhameve ekzistuese dhe vlen për ndërtimet në pesë bashkitë e qytetit.

Ky projekt do të zvogëlojë përplasjet dhe do të shpëtojë zogjtë migratorë, numri i të cilëve po bie ndjeshëm.

Përmes programit të Sigurimit të Fluturimit të Projektit, vlerësohet se 90 mijë deri 230 mijë  zogj ngordhin për shkak të përplasjeve me ndërtesat në NYC çdo vit.

Vendosmëria e aktivistëve të "NYC Audubon" për të mbrojtur zogjtë e qytetit dhe habitatin e tyre u realizua.

 40 vjet Duke mbrojtur Zogjtë dhe Habitatin e Nju Jorkut është një video e krijuar nga Karen Benfield dhe Lark Song Media, që përfshin pikërisht këtë problematikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?