Receta

Qifqi Gjirokastre nga zonja Albana

13 Tetor, 11:34| Përditesimi: 13 Tetor, 11:35

  • Share

Qifqi Gjirokastre

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 3-4 vezë
  • 2 filxhanë kafeje vaj për skuqje
  • Nenexhik (i thatë ose i freskët)
  • Kripë, piper
  • Djathë sipas dëshirës

Përgatitja:

Orizin e pastrojmë dhe e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë derisa të bëhet si pilaf i thatë. E largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe më pas duke e përzier me lugë druri, shtojmë vezët një nga një. Shtojmë nenexhikun, kripën, piperin dhe djathin nëse dëshirojmë. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Në një tigan me gropëza ose në një tigan të zakonshëm, hedhim pak vaj në çdo gropë. Me lugë marrim nga masa e përgatitur dhe e hedhim në vaj të nxehtë. I skuqim qifqitë nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?