"Qilim Fest" ishte aktiviteti i zhvilluar në zemër të qytetit të UNESCO-s ku punimet e artizaneve sollën gjallëri, ngjyra dhe mjeshtëri të traditës shekullore, traditë që nuk duhet të humbasë e duhet përcjellë tek brezi i ri.
Në këtë festival të veçantë pjesëmarrës ishin edhe artizanë nga zona të ndryshme të Gjirokastrës. Manushaqe Toto nga fshati Lazarat prej vitesh punon në tezgjah e thotë se punimet e realizuara me dorë ngelen gjithmonë më të veçantat dhe më të kërkuarat.
'Unë kam 40 vite që punoj. Kemi përdorur leshin më parë. E kam të trashëguar nga familja. E kishim lënë si punë dhe tani e kemi nisur prap. Mirë është që edhe të rinjtë ta vazhdojnë këtë', tha Mamushaqe Toto.
Festivali ‘Qilim Fest’ tërhoqi vëmendjen edhe të turistëve që u njohën me këtë traditë të rëndësishme të rajonit jugor.
Komente
