Zëvendëskryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar historinë e gjysh Marku ku së bashku me të birin, Ervisin kanë pasion të prodhojnë tapete bari.
Ai shkruan së gjysh Marku e ka parë në Angli 7 më parë dhe e ka zhvilluar në tokën e tij në Këmishtaj të Divjakës.
“Prej kur vendosi te bej këtë, shume mund, djerse, sakrifica, pune plot pasion është investuar ne këto toka, te cilat prodhojnë tapetet e barit me te mira ne Shqipëri.”, shkruan zëvendëskryeministri.
Braçe shkruan se pasioni i tij ka bërë bashkë të rinj që merren me tapetet e barit.
“Qilimi i Blertë është produkti i tyre!Ja qe kafeneja nuk te jep emër, nuk është pune te rrish aty, ndaj te mungojnë përherë te ardhurat!”, shkruan Braçe në fund të postimit.