LAÇ- Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës.
Report Tv sjell pamje nga Kisha e Shna Ndout ku qindra makina në radhë i drejtohen kishës. Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.
Ndryshe nga një vit më parë ku besimtarët e kanë mbajtur pelegrinazhin nën masat anti-COVID, këtë vit ata janë më të lirë pasi lejohen grumbullimet.
Rituali i 13 të martave
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.
Presidenti Ilir Meta ka uruar Festën e Shna Ndout. Në një postim në 'Facebook' Meta shkruan se u bashkohet lutjeve të besimtarëve për më shumë shëndet, paqe e mbarësi në çdo familje.
"Në këtë Natë të Bekuar u bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe pelegrinëve të Kishës së Laçit për sa më shumë shëndet, dashuri në zemrat tuaja, lumturi, jetë më të begatë, paqe dhe plot mbarësi në çdo familje! Shna Ndou ju ndihmoftë", shkruan Meta.
Qytetarët shprehen të bindur që të shkojnë te Kisha e Laçit, përtej trafikut të rënduar. Një qytetare ka 4 orë që pret në trafik., por kjo nuk do e kthejë pas, thotë ajo për mikrofonin e Report Tv.
“Erdhëm nga Kisha po shkojmë në shtëpi, ka shumë trafik, kemi 20 minuta që po presim këtu, dita e Shna Ndou na ndihmoftë”, tha një qytetar.
“Kemi 4 orë, vijmë nga Berati, është vend i mirë, ndonëse ka trafik do shkojmë”, tha një tjetër qytetare.
Kam 4 orë, do shkoj në Kishë, vij nga Burreli, trafiku fillonte që nga Tirana, s’bëhet fjalë të kthehemi”, shprehet një tjetër.
Pelegrinazhi tek Kisha e Shna Ndout krijon trafikun në Laç. Prej 4 orësh vijon radha e automjeteve nga autostrada deri në qytet. Shkak për këtë situatë është bërë dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti në këtë qytet.
Pamje nga trafiku i krijuar
Më 12 dhe 13 qershor përfundon pelegrinazhi i 13 të martave, në Kishën e Shna Ndout në Laç. Policia ka marrë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, ku disa kryqëzime që të çojnë drejt Kishës do të kufizohen për automjetet private. Do të lejohen vetëm automjetet e transportit publik, të kishës, të personaliteteve shtetërore dhe emergjencave.
Përfundimi i pelegrinazhit 13 javor, përkon me festën e Shna Ndout.
Nga 12 qershori ora 08:00 deri në 13 qershor ora 24:00 kufizohen segmentet:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”
Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
Po kjo kishe eshte ndertuar per nder te Shen Vlashit dhe emertimin e ka si kisha e Shna Nout (Shen Antonit ose Andonit). Si eshte e mundu kjo?!!...
PërgjigjuKjo feste e ky vend ka diçka qe 'nuk shkon'. Te gjitha jane te shenuara me numra ters. Numri 13 eshte gjithandej, (13 jave) e dita e shenuar e festes perkon prap me 13 Qershor. Si edhe jane 13 'te marta' qe nga te gjithe e kudo permendet e thuhet si 'dite ters'... Keto koinçidenca jane pak te çuditshme... Apo jo?.......
PërgjigjuJu nimoft kjo nat juve edhe te gjith ato si nuk kishin munsi te ishin ne at ven te shejt
Përgjigju