Bashkia e Tiranës vijon operacionin e nisur prej ditësh për të liruar në kryeqytet hapësirat e zaptuara nga persona të ndryshëm për vende parkingu, të cilët në mënyrë të paligjshme përvetësonin një hapësirë publike.
Përmes një postimi në Facebook, Policia Bashkiake njofton rrugët ku janë liruar ditën e djeshme hapësirat dhe janë dënuar zaptuesit.
"Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë organizuar punën, bashkë me kolegët e palodhur të Punëtorët e Qytetit - Bashkia Tiranë, për lirimin e parkimeve dhe hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht me mjete rrethanore, në rrugët “Hajdar Hidri”, “Bill Klinton”, “Pandi Dardha”, “Myslym Shyri”, jo vetëm duke liruar hapësirat dhe kthyer komunitetit për shfrytëzim të përbashkët, por dhe duke ndëshkuar me masa administrative zaptuesit. Puna vijon…", thuhet në postim.