Qindra shqiptarë presin kthimin e Thaçit nga Haga me fishekzjarre, flamuj e valle në Morinë! Pamje nga festa në kufi

17 Korrik 2020, 19:07| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 21:29

  • Share

Qindra shqiptarë presin presidentin Hashim Thaçi me valle e flamuj në dalje të kufirit Shqipëri -Kosovë, pas kthimit të tij nga Haga në shenjë respekti dhe përkrahje.

Kosovarët janë mbledhur në Vermicë duke valëvitur flamujt e UÇK-së, duke kënduar këngë e valle, duke mos u frikësuar as nga COVID-19 edhe pse Kosova është një ndër vendet më të prekura në rajon.  Shumica e qytetarëve të mbledhur janë ish-pjesëtarë të UÇK, të cilët thonë se po presin "presidentin historik".

Ata kanë shpërndarë postera me fotografinë e Thaçit, në të cilët shkruhet: "Mirë se vjen, President! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë,. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti!'. Nuk munguan as banderolat me këshilla mbi situatën e koronavirusit si "Vendose maskën dhe mbaje distancë". Gjatë mbërritjes së Thaçit, qytetarët filluan të thërrasin emrin e tij dhe UÇK.

Kujtojmë se presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi për katër ditë radhazi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit te PDK-se Kadri Veselit dhe disa të tjerëve është paralajmëruar mundësia e ngritjes së një aktakuze për krime të kryera gjatë luftës së fundit.

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Tiranë duke përmbyllur qëndrimin e tij 4 ditor në Holandë ku tha dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte në Kosovë.

"Shumica këtu janë  pjesëtarë të UÇK-së dhe jemi krenarë për angazhimin dhe punënë, luftën që është bërë për pavarësinë e Kosovës", thotë një prej pjesëtarëve të UÇK-së.

"Ai nuk është akuzuar personalisht por është akuzuar gjithë ushtria. Paraqitja e tij ishte shumë e mirë, vetëm ai mund ta mbrojë UCK-në. Spiunët në dëshminë e tij kanë vdekur, s'ka më", tha qytetar.

"Kemi ardhur për të mbështetur Thaçin, jam brengosur për trupin tim se jam i vdekur jam 77 vjeç por kam ardhur. Djali im ka qenë pjesë e ushtrisë, UCK-ja nuk është ashtu sic flitet në propagandat ruse, serbe", thotë një qytetar tjetër.

Festa e organizuar ka krijuar radhë të gjata automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Komento

Komente

  • 87t6r8: 18/07/2020 17:06

    kta jane ZULU jo shqiptare.

    Përgjigju
  • Kalsiandër: 18/07/2020 13:16

    Beni je në gabim me komentin tuaj. Lufta e UÇKs ka qën domosdoshmëri dhe jetike. Apo harrove që serbia përdori të gjith makinerin në masakrat që u kryen në popullatën civile. I gjith shteti serb morri pjes në krim. Prandaj vllaçko jan dal ata trima aty për Komandantin legjendar. Akuzat jan fallco dhe të pavërteta.

    Përgjigju
  • Ben: 17/07/2020 22:06

    Pritje tip mesjetare.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 17/07/2020 21:24

    Nje pershendetje te veqante te gjithe atyre qe Kane gjetur kohe te dalin t presin presidentin dhe nje mesazh per gjithe ata spiun te serbise qe keto dite festuan, si çdo her tradhetar e pjelle e shkaut si osmanka apo meli termkollka ja kane ber argatin shkaut duke mos harruar edhe dhandrrin e serbise sali berisha dhe djalin e tij fazlliq shkau.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?