Qindra mijëra euro dhe lastra prodhimi parash false në Rinas, ndalohet kamerunasi i dytë, shpallet në kërkim një tjetër

24 Shkurt 2022, 17:38| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 17:41

  • Share

279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100,  si dhe lastra prodhimi parash false me vlerë shumë më të madhe që gjithsej bëjnë rreth 1.2 mln euro, janë gjetur në valixhen që kishte me vete kamerunasi Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit.

Për këtë ngjarje prokuroria e Tiranës, me prokurorin Bledar Valikaj,  ka njoftuar se në vijim të operacionit “Lastra”, është ndaluar një tjetër shtetas kamerunas, Zindine Fongue Nkeh, banues në Paris. Gjithashtu është shpallur në kërkim një jetë për të cilin nuk mund të bëhen me dije të dhënat në këtë fazë të hetimit.

Kujtojmë se Report Tv raportoi pak ditë më parë se çështja po hetohet si një rrjet trafiku pasi lastrat janë më të rëndësishme në këtë operacion. Bëhet fjalë për para me solucion të pagrabitshme që përdoren për operacione të paligjshme të sofistikuara. Kamerunasi mund t'i ketë sjellë 279 mijë eurot si provë cilësie.

Kamerunasi, i cili është lënë në burg, ka pasur në xhep vetëm 20 euro, të cilat kanë qenë jo false.  Kjo është hera e dytë në Shqipëri.  Hera e parë ka qenë në 6 janar të këtij viti. Sipas prokurorisë ky rezulton në rolin e korrierit. Në hetim janë përfshirë edhe autoritetet franceze, të cilat po bashkëpunojnë me prokurorin Bledar Valikaj. Pasi nuk janë zbuluar lastrat metalike nga skaneri atje.

Shtetasi kamerunas pasi ka mbërritur në aeroport dhe ka kaluar pjesën e vulosjes së pasaportës, dhe është përzgjedhur nga policia  për ti ushtruar bagazheve të tij kontroll në skanerin e Doganës Rinas. Gjatë kontrollit të ushtruar nga skaneri janë vënë re disa imazhe të cilat në pamje të parë dukeshin si vlera monetare.

Pas hapjes së valixhes është konstatuar një shumë e konsiderueshme kartmonedhash të prerjeve 500 Euro, 200 Euro dhe 100 Euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një sasi me letra me ngjyrë të zezë dhe të bardhe (lastra) me formë dhe përmasa të kartmonedhave, të cilat ishin të pajisura me disa element fosforeshentë si ato të kartmonedhave. Pas këtij konstatimi është bërë shoqërimi për në ambientet e Komisariatit të Policisë Rinas si dhe më pas për në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prezencë të avokatit të caktuar kryesisht dhe përkthyeses së licencuar të gjuhës Frënge, shtetasi Josoue Ngankam, i cili në deklarimin e tij është shprehur se është nisur nga Franca me transit Stambollin drejt Tiranës dhe në aeroport do ta priste një bashkëkombës i tij me emrin Toni. Toni i ka dhënë valixhen në Francë dhe i ka thënë se kur të mbërrinte në Rinas duhet ta priste në një kafe brenda aeroportit.

Kamerunasi ka thënë se nuk ka dijeni për lekët, por rrobat e gjetura në valixhe dhe sendet e tjera personale janë të këtij shtetasi. Gjatë kohës së intervistimit në Komisariatin e Policisë Rinas si dhe gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk ka qenë i qartë në thëniet e tij duke treguar disa versione të ndryshme në lidhje me këtë ngjarje.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?