Një regjistër që të identifikojë të gjitha portalet dhe mediat online, të regjistruara ose jo. Kjo ishte detyra që kryetari Erion Braçe u la dy institucioneve përgjegjëse që u paraqitën për dëgjesë në komisionin e dezinformimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.
“Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe qoftë për interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve”, tha Erjon Braçe.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj propozoi kryerjen e një analize për të gjitha subjektet e regjistruara që shmangin detyrimet tatimore në fushën e medias. Ndaj portaleve të paregjistruara, filtrin e parë kërkoi ta vendosë AKEP.
“Do analizohet të gjitha shoqëritë në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore, mbi 12 kritere risku ku do të bazohet kjo analizë: regjistrimi i subjekteve me shtetas të huaj, Listëpagesa me 1-2 punonjës, deklarimi i pagave minimale më të ulëta se paga mesatare e tregut për këtë sektor, mosdeklarimi në kohë i deklaratave tatimore, mos pagimi i detyrimeve tatimore, mosdeklarimi i llogarive bankare në administratën tatimore, subjekte të pafiskalizuara, përdorimi i lartë i cash-it. Sugjerojmë që AKEP të mos regjistroje asnje portal qe nuk është i pajisur me NIPT”, - tha Ilir Binaj, drejtor i Tatimeve.
Një pasqyrim të të dhënave për terrenin mediatik online e bëri edhe Qendra Kombëtare e Biznesit, të cilësi Braçe i kërkoi informacion edhe për pronarët përfitues të 1599 subjekte aktive në fushën e medias, nga të cilat 256 portale.
keto portale furnizohen edhe me dhena te vjedhura nga shteti. prandaj kot qe flet.
PërgjigjuMos u tremb more djal Berati , pasi more 99% mediave paske frike nga portalet , kush pyet more mik , shiko populli voton nese kan ik 400-430 mije banore nuk Kane ik nga portalet por nga ekonomia ! Edhe pse Skenderbeu kishte krushqi ne Berat , historia tregon qe ne Berat I vetmi vend ku humbi , ndoshta keqmenaxhim apo kushedi , a do ti vije humbja e vetme Skenderbeut ton nga Berati si ne antikitet? Une them jo ama mbetet ta analizojne analistet e mediave te perditshme !
Përgjigju