Bota

Qindra protestues mblidhen në Cornwall, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimën

12 Qershor 2021, 16:12| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 16:21

  • Share

Qindra aktivistë të mbrojtjes së mjedisit janë mbledhur në bregdetin Cornwall të Shtunën në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e udhëheqësve botërorë dhe mediave ndërkombëtare që janë vendosur në Anglinë jugperëndimore për samitin e G-7.

Disa protestues u nisën me varkë në det ndërsa të tjerë shëtitën në diell të maskuar si liderët e G7.

Një turmë sërfistash, kajakerësh dhe notarësh u mblodhën në një plazh në Falmouth për një protestë masive ku ata lundruan të organizuar nga grupi Surfers Against Seëage, i cili po bën fushatë për më shumë aksione në mbrojtje të oqeaneve.

Max Laëson, shefi i politikës së Oxfam, tha se aktivistët duan që vendet e G-7:  Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara - të angazhohen për ulje më të mëdha të emetimeve të karbonit dhe për të ndihmuar me financime vendet e varfra të përshtaten ndaj ndikimeve të ndryshimit të klimës.

"Na kanë mbetur vetëm nëntë vjet për të përgjysmuar emetimet e karbonit nëse do të ndalojmë ndryshimet e rrezikshme të klimës, është e mrekullueshme që Joe Biden u ka dhënë një impuls të ri bisedimeve për klimën" tha ai.

Më parë, ndërsa aktivistët nga Oxfam u mblodhën në plazhin Falmouth për të protestuar ndaj ndryshimit të klimës, ata vunë maska ​​si udhëheqësit që morën pjesë në samitin e G-7.

Ndryshimet klimaterike janë një ndër çështjet kryesore në agjendën e samitit, por aktivistët thonë se udhëheqësit e G-7 kanë folur për vite tani ndërsa më shumë veprime duhen për të ulur emetimet e karbonit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?