Kur na ndajnë vetëm pak kohë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në qytetin e Fierit, pas publikimit të listave paraprake të zgjedhësve, ka rezultuar se qindra qytetarëve u kanë skaduar kartat e identitetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjeve Civile Bledi Doracaj, ishte ditën e sotme në Fier, ku ka parë nga afër situatën e aplikimeve në Kompaninë ‘ALEAT’, ku nga aty ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të marrë kartën e identitetit.
Në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata është bërë i mundur plotësimi i të gjithë operatorëve për të përballuar fluksin e aplikimeve.
Sakaq vetë kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë shembullin e tij duke aplikuar për kartë identiteti, pas skadimit të kartës së parë.
Në një postim në mediat sociale, kryebashkiaku i Fierit ka publikuar edhe disa foto teksa shfaqet duke aplikuar për kartë identeti.
‘Sot, gjatë momentit të aplikimit për kartën e identitetit, një nevojë e domosdoshme kjo për çdo qytetar, të cilit i ka kaluar afati i vlefshëmërisë së këtij dokumenti.
Përfitova nga ky rast, në prani edhe të Drejtorit të DPGJC Bledar Doracaj, t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që për të rifituar vlefshmërinë e kartës së tyre të identitetit, të drejtohen pranë zyrave të ALEAT për të riaplikuar.
Pajisja me kartë identiteti të vlefshme është një dokument kyç për të përfituar të gjitha shërbimet në institucionet publike dhe private, por edhe për të ushtruar të drejtën e tyre si qytetarë të lirë, në zgjedhjet e 25 prillit’- shkruan Subashi.
Nuk kemi deshir te votojm z.kryetar subashi.
Përgjigju