‘Qindra shpërthime Covid po vijnë’, fillimi i fazës së re të pandemisë ndez alarmin e kuq

17 Qershor 2020, 11:21| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 11:23

  • Share

Walter Ricciardi, super konsulenti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe përfaqësuesi italian në Këshillin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), është i sigurt se do të duhet të përgatitemi për mijëra shpërthime koronavirusi, të cilat janë vetëm fillimi i një faze të re të epidemisë.

Pas lehtësimit të masave të izolimit dhe bllokimit, mund të ketë me qindra vatra të vogla  infeksioni, por thelbësore është që të diagnostikohen shpejt. Të gjithë shpresojmë që, me masat e vendosura dhe sjelljet e duhura nga njerëzit, kjo situatë mund të mos krijohet, por normalisht në periudhën vjeshtë-dimër, dihet që viruset e frymëmarrjes rikthehen, si psh gripi, para-gripi, pneumonia dhe ndoshta edhe koronavirusi. Ne duhet të përgatitemi që numrat do të rriten” – tha Ricciardi.

Anëtari I grupit teknik të OBSH tha gjithashtu se “Koronavirusi është ende duke qarkulluar dhe do të jetë shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të izolojmë shpërthimet në mënyrë që të shmanget përhapja e tyre. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë janë masat e distancimit fizik e social, maskat dhe testimi në shkallë të gjerë”. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?