VIDEO/ Festimet për pavarësinë, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: Qindra shqiptarë marshim me flamur nga New Jersey në New York

26 Nëntor 2022, 19:05| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 20:44

  • Share

110-vjetori po përkujtohet edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë. Sot pasdite, ishte komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që bëri një marshim me flamurin kuqezi nga Neë Jersey në Neë Jork. Udhëtimin e shoqëronin disa efektivë policie, shumica shqiptarë, raporton Korrespondenti i Report Tv nga SHBA, Denion Ndrenika.

Organizimin e bëri Alban Gaba, president i Albanian Alliance Garfield, New Jersey. Të paktën 400-500 shqiptarë ishin të pranishëm që u shoqëruan me policinë në New Jersey dhe New Jork. Ndrenika shprehet se festimet do të zgjasin 3 ditë. Ditën e nesërme do të ngrihet flamuri në shtatoren e Nënë Terezës në Garfield, New Jersey. Ndërsa pasnesër, më 28 nëntor do të ngrihet flamuri shqiptar në Bergen County.

Shqipëria feston pasnesër 110-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Pak histori!

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?