Turistët britanikë

Qindra turistë britanikë në Zvicër thyejnë karantinën 10-ditore/ Largohen fshehurazi nga resorti që po qëndronin

28 Dhjetor 2020, 12:31| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 12:44

  • Share

ZVICËR- Qindra turistë britanikë kanë udhëtuar drejt alpeve zvicerane për pushime, pavarësisht masave izoluese që janë marrë pasi është zbuluar varianti i ri i COVID-19 dhe kanë thyer karantinën 10-ditore duke u larguar fshehurazi nga resorti që po qëndronin.

200 britanikët të cilët duhet të qëndronin të izoluar ne resortin Verbier, thuhet se janë larguar gjatë natës në përpjekje për ti shpëtuar karantinës 10 ditore të parashikuar për ata udhëtarët nga Britania e Madhe.

“Disa prej tyre kanë bërë 1 ditë karantinë përpara se të largoheshin”, tha zyrtari lokal i komunikimit Jean-Marc Sandoz

Qeveria Zvicerane kohët e fundit prezantoi periudhën e karantinës 10-ditore për këdo që kishte udhëtuar nga Britania e Madhe në Zvicër që nga 14 Dhjetori. Kjo ka ardhur si pasojë i një varianti të ri të COVID-19 i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe mendohet të ketë shpejtësi më të madhe në përhapjen e tij.

"Kjo ishte java më e keqe që ka përjetuar komuniteti ynë", tha Sandoz. 

Sipas Sandoz, hotelierët kishin zbuluar se mysafirët kishin shkelur kufizimet e karantinës pasi nuk përgjigjeshin kur i kërkonin në dhomat e tyre dhe ushqimi i lënë jashtë dyerve të tyre mbetej i paprekur.

Asnjë rast i variantit të ri të koronavirusit nuk është zbuluar ende në Varbier por ka pasur raste në pjesën tjetër të vendit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2020 01:56

    Anglezet gjithmone jane sjelle si<<qeveri me vete>>,asgje nuk ka per t'u cudidur me sjelljet e tyre.Kudo qe shkojne bejne antika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?