Qindra turistë në Korçë për paradën e karnavaleve

5 Qershor 2022, 20:57| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 21:02

  • Share

Nën tingujt e serenatave dhe muzikës moderne, qindra vizitorë nga mbarë vendi zgjodhën Korçën për të kaluar fundjavën.

Për tre ditë u zhvillua parada e karnavale për të kulmuar me mbrëmjen festive tek Pazari i Vjetër.

‘Karnavalet janë një nga eventet e qytetit tonë, sepse qyteti ynë mburret me serenatat dhe karnavalet, ku marrin pjesë të gjitha shkollat e qytetit e shumë pjesëmarrës të tjerë nga i gjithë Ballkani.’- tha Vaskë Niço, ambasador i Karnavaleve të Shqipërisë në Evropë.

‘Siç është bërë traditë në fakt në vitet e fundit, në fillim të qershorit Korça organizon festivalin e Karnavaleve. Kemi 28 grupe që performojnë, por kemi edhe grupe që vijnë nga jashtë Shqipërisë, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Korça është një qytet që ka 12 muaj turizëm. Në fakt po festivali i Karnavaleve, shënon çeljen e sezonit turistik.’- tha Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë.

28 grupe karnavalesh nga Korça, qytete të tjera të Shqipërisë e jo vetëm por edhe ata të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, u kanë dhuruar qytetarëve një paradë të veçantë duke përcjellë fabula të ndryshe por sigurisht duke prezantuar edhe traditën kulturore e historike që mbart juglindja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?