Qingj frikase me perime nga zonja Albana

6 Mars, 11:46| Përditesimi: 6 Mars, 11:52

  • Share

Qengj frikase me perime

Përbërësit:

  • 500 gr mish
  • 2 lgj gjalpë
  • 2-3 qepë të vogla
  • 2-3 karrota
  • 1 selino
  • 2-3 patate të vogla
  • 2 lgj miell
  • 2-3 fç qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 1 kokërr limon
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e qengjit e presim në thela dhe e kaurdisim me pak gjalpë. Më pas shtojmë ujë të nxehtë derisa të mbulohet mishi, hedhim piper kokërr, kripë dhe e lëmë të ziejë në zjarr tể ngadaltë. Në gjysmën e zierjes së mishit hedhim qepë tể vogla ose të bardhat e qepëve të njoma, karotat të prera në kubikë, selinon dhe pak patate të prera në kubikë. Në fund shtojmë pak kopër dhe e lëmë gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishi dhe perimet të jenë gati. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell, por jo të skuqet. E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet hedhim qumështin e vakët, e përziejmë, pastaj shtojmë lëngun e mishit, e vendosim në zjarr dhe duke e përzier e lëmë derisa të trashet. E lëmë të ziejë 2-3 minuta, e heqim nga zjarri dhe shtojmë të verdhën e vezës, lëng limoni ose limontoz. E hedhim salcën në tenxheren me mish e perime, e lëmë pak minuta të lidhet dhe në fund e spërkatim me kopër e piper të zi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?