Receta

Qingj i marinuar me lakërishte nga zonja Albana

18 Prill, 12:05| Përditesimi: 18 Prill, 12:07

  • Share

Qingj i marinuar me lakërishte

Përbërësit:

  • 1 kg lakërishte të freskëta
  • 1.5 kg mish qingji
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 kokë hudhër
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 1 lugë gjelle koper
  • 1 lugë gjelle nenexhik
  • Lëngu i 2 limonëve
  • Lëkura e një limoni
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Disa degë rozmarine ose rigon

Përgatitja:

Përziejmë vajin, hudhrën, lëngun dhe lëkurën e limonit, mustardën, erëzat dhe pak kripë e piper. Lyejmë copat e mishit ose shpatullen e qingjit mirë me këtë marinadë, e mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 3 orë. Më pas e nxjerrim mishin nga frigoriferi e lëmë pak në temperaturë ambienti, e vendosim në tavë, shtojmë pak ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 180°C për rreth 2 orë. Heqim aluminin në fund që të marrë ngjyrë të artë. Ziejmë lakërishtet në ujë me kripë për disa minuta derisa të zbuten. I kullojmë mirë dhe i kaurdisim pak me hudhër të grirë në vaj ulliri. I shërbejmë lakërishtet me vaj ulliri dhe lëng limoni shoqëruar me mishin e pjekur të qengjit.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?