Ersin Tatar dhe Recep Tayyip Erdoğan

Kosova & Rajoni

Qipro e Veriut në dorën e turqve, zgjedhjet fitohen nga aleati i Erdoganit

19 Tetor 2020, 10:34| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 10:38

  • Share

Turko-qipriotët në rajonin e shkëputur të Qipros Veriore votuan të dielën për balotazhin presidencial, zgjedhje të cilët u fituan nga nacionalistët e djathtë.

Ersin Tatar i mbështetur nga Presidenti turk Erdogan ka fituar zgjedhjet  me 52 % të votave teksa ka mposhtur Mustafa Akincin.

Akinci 72 vjeçar kishte ngjallur shpresa se vendi i ndarë në dy që prej 1974 mund të ribashkohej, teksa ende Republika turke e Qipros Veriore njihet vetëm nga Turqia, kurse bota e njeh si pjesë të Qipros në tërësi.

Ersin Tatar, 60 vjeç, ka lidhje të ngushta me presidentin turk Erdogan dhe mbështet sovranitetin e ndarë të ishullit, një plan të cilin pala turke e ka konsideruar së fundmi si zgjidhjen e vetme.

 Zgjedhja e Tatar, përveç se do të ketë një impakt në bisedimet e brendshme të ishullit, mund të ndikojnë në negociatat për pretendimet detare në lindje të Mesdheut, që ka vënë përballë Turqinë me Greqinë dhe vetë Qipron.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?