Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në kampionatin e karatesë (VIDEO)

3 Shkurt 2023, 16:34| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë gjendet prej dy ditësh Larnaka të Qipros ku po merr pjesë në  “Kampionatin Europian për Kadet, Junior dhe U21” në sportin e karatesë. \

Por, duke qenë se Qipro nuk e njeh si shtet Kosovës nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të garojë me flamurin e saj dhe simbolet shtetërore në këtë garë Në vend të flamurit, ata kanë vendosur mbishkrimin: “Federata e Karatesë e Kosovës”. Për këtë ngjarje ka pasur edhe reagim nga autoritetet kosovare.

“Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qëndrim të përbashkët që të respektohet pjesëmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhej në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?