Qirinj, petale trëndafili dhe një muzikë romantike janë elementet kyç për te krijuar atmosferën e duhur dhe propozimin perfekt për martesë.
Mendoni...dashuria e jetës suaj do të ulet në gjunjë, do t’iu shoh në sy dhe do t’iu pyes me unazë në duar “A do të martohesh me mua?”...Le ta lëmë mister!
T’i kthehemi pak realitetit! A e keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka ulja në gjunjë?
Ne mendojmë se është thjesht një traditë pa asnjë kuptim dhe shpesh herë kur shohim një video propozimi romantik, presim nga momenti në moment uljen në gjunjë, por në të vërtet shumica nuk e dinë arsyen!
“Engagement Ring Bible”, pas një studimi dhe “kthimi pas në kohë”, zbuloi se ajo daton në periudhën e kalorësisë dhe martesave me mblesëri. Pra, ja pse burrat tradicionalisht bien në një gju për t'u propozuar grave!
Kalorësit duhet të uleshin mbi një gju përpara dikujt me grada më të larta, si një shfaqje respekti, bindjeje dhe besnikërie. Pra, kur një zotëri i propozonte zonjushës, duke u zotuar për besnikëri dhe duke shpallur dashurinë për të, të uleshe në një gju ishte gjëja më natyrale për t’u bërë.
Kjo quhet marrëveshja e bindjes në fjalorin kalorsiak. E kështu, ulja në gjunjë u kthye në traditë dhe sot propozimet tipike kanë patjetëe dike që ulen në gjunjë.