Big Brother

‘Qofsh i xhenetit’, e bënë të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër ish-banori i BBV: Të sëmurë mendor, njerëz të lig

11 Maj 2023, 13:54| Përditesimi: 11 Maj 2023, 14:03

  • Share

Shpesh kemi parë se si për qëllime të ndryshme, qoftë për keqinformim, qoftë për të rritur ndjekës e angazhime në një llogari, persona të ndryshëm me adresa fallco kanë bërë të vdekur personazhe publike.

Pas mbarimit të edicionit të dytë të BBV, konkurrentët që ishin pjesë e këtij formati, po përjetojnë tashmë vrullin e famës dhe shikueshmërisë.

Një ndër më të komentuarit nga këta banorë ka qenë edhe Ronaldo Sharka, i cili shpesh është vënë në qendër të portaleve rozë për veprimet dhe deklarata e ndryshme që ka bërë brenda shtëpisë.

Mirëpo çmenduria në internet e rrjete sociale herë pas herë kalon caqet e njerëzores. Nuk janë të pakta rastet kur personazhet publikë i kanë shpallur të vdekur, duke qenë shëndoshë e mire,  enë këtë grackë ka rënë së fundmi edhe gazetari Ronaldo Sharka.

Në “TikTok” është bërë virale një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka reaguar ashpër dhe i nervozuar.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit! Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti” -shkruan ai.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 11/05/2023 14:22

    sa mire ta kan bo...me lepires se ky ...antipatik komplet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?