Qofte furre me perime
Përbërësit:
- 2 qepë të mëdha
- ½ tufë majdanoz
- 1 kg mish i grirë viçi
- 3-4 feta bukë
- 2 vezë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Rigon, nenexhik
- 50 ml vaj ulliri
- 3-4 patate
- 3 speca
- 3 qepë
- 3-4 domate
- 150 ml ujë
- 100 ml salcë domateje
Përgatitja:
Në një blender grijmë qepët bashkë me majdanozin. Përziejmë masën me mishin e grirë dhe e punojmë me dorë. Lagim fetat e bukës në ujë për 2–3 minuta, i shtrydhim mirë dhe i shtojmë te mishi. Shtojmë vezët, kripën, piperin, rigonin, nenexhikun dhe pak vaj ulliri. E punojmë brumin e qofteve derisa masa të bëhet homogjene dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë qërojmë dhe presim në feta patatet, specat, qepët dhe domatet. Në një tavë me letër kuzhine vendosim me radhë: një fetë patate, një fetë spec, një fetë qepë, një fetë domate dhe një qofte nga mishi i përgatitur. Përsërisim të njëjtën procedurë derisa të mbarojnë përbërësit. Hedhim pak ujë, hedhim sipër vaj ulliri dhe salcën e domates. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C, në rezistencë, derisa qoftet të piqen dhe perimet të zbuten.
Komente
