Receta

Qofte me bukë dhe erëza, pa kosto fare dhe fantastike në shije nga zonja Albana

30 Dhjetor 2024, 11:48| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 11:49

  • Share

Qofte me bukë dhe erëza

Përbërësit:

  • 300 gr bukë (të thatë ose të zakonshme)
  • 1 gotë qumësht /ujë
  • 2 kokrra vezë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 50 gr djathë të grirë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Erëza të ndryshme

Përgatitja:

Presim bukën në copa dhe e lëmë të zbutet në qumësht ose ujë për 10 minuta. Shtrydhim bukën mirë dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, hudhrën, djathin, majdanozin, kripën, piperin dhe miks erëzash. I përziejmë mirë dhe shtojmë thërrime buke, derisa masa të bëhet e butë por e qëndrueshme për formësim. Formojmë qoftet me duar, duke i bërë të rrumbullakta ose pak të sheshta sipas preferencës. Ngrohim vajin në një tigan, skuqim qoftet derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?