Receta

Qofte me bullgur në salcë të kuqe nga zonja Albana

29 Mars 2022, 11:36| Përditesimi: 29 Mars 2022, 11:37

  • Share

Qofte me bullgur në salcë të kuqe nga zonja albana

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

1 ½ qepë

4 thelpinj hudhër

1 vezë

1 fç bullgur

2 lgj miell

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

2 lgj salcë domate

1 spec të kuq

1 lç kumin

1 tufë majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë në rende qepën së bashku me hudhrat. ½ e masës së tyre e bashkojmë me mishin e grirë, vezën dhe bullgurin. Shtojmë kripë, piper, kumin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë toptha të vegjël.

Kaurdisim pjesën e mbetur të qepës dhe hudhrave. Sapo qepa të zbutet shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo mielli të lëshojë aromën e skuqjes shtojmë salcën e domates dhe specin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar ujë të vakët dhe duke e trazuar që salca të mos kokrrizohet. Vendosim qoftet dhe i lemë të ziejnë brenda në salcë. Në fund rregullojmë shijen me kumin dhe majdanoz të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?