Receta

Qofte me çervish nga zonja Vjollca

21 Maj 2021, 09:56| Përditesimi: 21 Maj 2021, 09:57

  • Share

Qofte me çervish

Përbërësit:

Brumi qofteve:

500 gr mish I grirë

1 qepë e madhe

1/2 tufë majdanoz

4 lugë gjellle bukë e grirë

1 vezë

kripë dhe piper të zi 

1 lugë kafe piper të kuq

1 majë sodë buke

3 pikë lëng limoni

vaj për skuqje

Çervishi

1 lugë gjelle gjalp ( 3 lugë gjelle vaj ulliri)

3 lugë gjelle miell

4 thelpi hudhër

2 gota ujë

3 gota qumësht

kripë dhe arrëmoskat

Përgatitja:

Në një tas vendosim të gjtihë përbërësit për brumin e qofteve e punojmë mirë me dorë dhe më pas e mbulojmë tasin dhe lëmë brumin të pushojë për 30 minuta në frigorifer. Më pas formojmë qoftet në madhësinë që preferoni dhe I skuqim ato me vaj vegjetal sat ë zverdhen nga të dy anët.

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, vajjin e ullirit kaurdisim miellin për 3-4 minuta pa I dhënë ngjyrë të errët shtojmë hudhrat e shtypura sa ti përziejmë shuajmë me 2 gota ujë e lëmë sat ë marrë valë dhe shtojmë qumështin ( 3 gota) duke e përzjerë vazhdimisht me tel vezësh. Rregullojmë shijen me kripë, arrëmoskat. E lëmë të marrë valë duke kontrolluar konsistencën duke e rregullar atë sipas shijeve duke shtuar apo jo qumësht ose ujë.

Shtojmë qoftet dhe I japim valë sëbashku në temperaturë mesatare për 5 minuta. Në fund largojmë tenxheren nga zjarri dhe mund të shtoni nëse dëshironi 2 lugë gjelle lëng limnoi ose uthull të bardhë. E shërbejmë të ngrohtë. Sallatë me patate të reja

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?