Receta

Qofte me domate dhe erëza, super shije pa kosto fare nga zonja Albana

3 Qershor, 11:47| Përditesimi: 3 Qershor, 11:49

  • Share

Qofte me domate dhe erëza

Përbërësit:

  • 4 domate të mëdha
  • 1 qepë
  • 5 degë kopër, majdanoz dhe borzilok
  • 2–3 gjethe nenexhik
  • 6 domate të thata
  • 1 vezë
  • 2 filxhanë kafeje miell
  • 1 bustinë pluhur pjekje
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak piper i zi i freskët
  • Vaj luledielli për skuqje

Përgatitja:

Qërojmë domatet dhe i presim në kubikë. Grijmë qepën trashë dhe e vendosim në letër kuzhine së bashku me domatet.që të thithen lëngjet e tepërta. Më pas përziejmë domatet me qepën në një tas. Shtojmë barishtet e grira hollë: koprën, majdanozin, borzilokun, nenexhikun, si dhe domatet e thata të grira. Shtojmë vezën, miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe piperin. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me një lugë gjelle marrim pak nga brumi dhe skuqim qoftet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?