Receta

Qofte me gjizë dhe bimë aromatike nga zonja Albana

21 Prill, 11:15| Përditesimi: 21 Prill, 11:17

  • Share

Qofte me gjizë dhe bimë aromatike

Përbërësit:

  • 500 gr gjizë
  • 2 kokrra vezë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë nenexhik
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3 lugë supe miell
  • 3 lugë supe vaj ulliri
  • Pak sodë buke
  • Vaj për skuqje
  • Piper i zi dhe kripë
  • Arrë moskat

Përgatitja:

Në një tas hedhim gjizën, vezët, piperin e zi, arrën moskat, majdanozin, mendrën e grirë imët, qepët e freskëta të grira, vajin e ullirit, hudhrat e grira ose të shtypura, sodën dhe miellin, të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen dhe e punojmë me dorë derisa të na formohet një masë e lidhur. Rregullojmë shijen e kripës, aq sa duhet dhe e punojmë përsëri me dorë. Më pas e mbulojmë dhe e lëmë rreth 20-30 minuta, me qëllim që të marrë shijen e erëzave. Në një pjatë të cekët hedhim 3 lugë miell të përzier me pak peksimadhe. Formojmë qoftet me një masë luge, pak të sheshta e i kalojmë në miell nga të dyja anët. Skuqim qoftet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta spërkatur me pak majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?