Receta

Qofte me kajmak dhe speca nga zonja Vjollca

10 Qershor 2021, 10:31| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 10:33

  • Share

Qofte me kajmak dhe speca

Përbërësit:

Brumi qofteve

400 gr mish i grirë

1 qepë

1 lugë gjelle vaj

3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

kripë

1 thelpi hudhër ( ose hudhër pluhur)

1 vezë

Për salcën

200 gr pana

300 gr ajkë

4-5 speca jeshil

vaj për skuqjen e qofteve

Përgatitja:

Fillimisht lajmë thajmë specat dhe I pjekim ato I pastrojmë nga lëkura dhe I lëmë mënjanë. Në një tas vendosim të gjithë përbërësit me rradhë në përjashtim të qepës që e skuqim pak pa I dhënë ngjyrë në 1 lugë gjelle vaj e më pas pasi të bashkojnë të gjithë përbërësit në tas, I punojmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas formojmë qoftet sferike mesatare. Ngrohim vajin dhe skuqim fillimisht specat I largojmë dhe I vendosim në një tavë. Në po atë yndyrë skuqim qoftet sat ë zverdhen I largojmë dhe I vendosim në tavën mbi speca. Në tiganin e specave shtojmë panën, ajkën dhe sa të shkrihen mië të dyja e largojmë dhe embulojmë qoftet. Vendosim tavën në furrë për 15 minuta në 200 gradë Celsius.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?