Qofte me kunguj të njomë
Përbërësit:
- 1 kg kunguj të njomë
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 2.5 lugë gjelle niseshte misri
- 2 të bardha vezësh të mëdha
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe presim shumë hollë kungujt me thikë të mprehtë. I kriposim dhe i lëmë 15 minuta që të nxjerrin ujë. I shtrydhim fort me duar që të largojmë lagështinë e tepërt. Shtojmë piperin, hudhrën, niseshten dhe të bardhat e vezës. I përziejmë derisa të lidhen mirë. Ngrohim pak vaj në tigan. Hedhim me lugë masën në tigan dhe formojmë qoftet. I skuqim nga të dy anët në zjarr mesatar derisa të marrin ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shërbeji me kos të ftohtë me kopër ose me një salcë me kos dhe hudhër. Mund t’u shtosh edhe pak djathë të bardhë në brumë për një version më të pasur.
Komente
