Receta

Qofte me kungull dhe djath në furrë nga zonja Vjollca

22 Prill 2021, 10:34| Përditesimi: 22 Prill 2021, 10:37

  • Share

Qofte me kungull dhe djath në furrë

Përbërësit:

4 kunguj të njomë

70 gr djath Provola

1 thelpi hudhër

250 gr rikota

2 lugë gjelle parmixhano I grirë

2 lugë gjelle majdanoz I grirë

2-3 gjethe borzilok

kripë dhe piper të zi

1 vezë

5 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë mirë kungujt dhe i grijmë ato në rende ( nga pjesa më e trashë) duke mos e grirë pjesën e brendshme me fara. Po në atë pjesë të rendes grijmë dhe djathin Provola dhe bashkojmë të dy përbërësit në tas kungujt e grirë, djathin Provola grijmë hollë 1 thelpi hudhër në tas dhe shtojmë rikotën dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grirë dhe 1/2 tufë majdanoz dhe 2-3 gjethe borzilok, kripë, piper të zi, 1 vezë i përziejmë me pirun shtojmë 3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë. I përziejmë sërish të gjithë përbërësit me priun. Vendosim në tryezë 1 letër pjekje dhe e spërkatim me pak bukë të grirë gjithashtu dhe 2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë e lëmë mënjanë. Formojmë brumin e përgatitur de e veshim nga jasht me bukën e grirë. I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. E spërkatim pak tepsinë ku kemi shtuar letër pjekje. I spërkatim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 175 gradë  për 25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?