Qofte me kungull të njomë
Përbërësit:
4 kunguj të njomë
3 lugë gjelle parmixhano
2 lugë gjelle rikota
2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë
1 vezë
pak trumzë
kripë dhe piper të zi
Për skuqje
Miell për pudrosje ( miell semola)
vaj për skuqje
kos për servirje dhe 1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Pastrojmë kungujt dhe I grijmë ato në rende I spërkatim me pak kripë dhe e lëmë në tas të pushojë. Pas 10 minutave kullojmë ujin e nxjerrë dhe e shtrydhim me qëllim që të mos ketë ujë. Vendosim kungullin në tas dhe parmixhanon, rikotë, bukën e grirë, vezë, trumzë, kripë, piper punojmë brumin, formojmë qoftet sferike në madhësi të një tepsie ping pongu I pudrosim ato në miell ( mirë do të uishte të pudrosim me miell semola)Ngrohim vajin dhe skuqim qoftet sat ë zverdhen nga të gjitha anët.
I servirim me një tas kos me pak hudhër dhe vaj ulliri.