Qofte me lëng nga zonja Albana

23 Janar 2023, 13:27| Përditesimi: 23 Janar 2023, 13:29

  • Share

Qofte me lëng

Përbërësit:

  • 250 gr mish i grirë viçi
  • 1 kokërr qepë
  • 2 karrota
  • 1 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj salcë domate
  • 1 lgj uthull rrushi
  • 1 lgj miell
  • 1 fç qumësht
  • 1 tufë majdanoz
  • 1-2 feta bukë
  • Vaj bimor
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur, bukën e lagur në qumësht, majdanozin e grirë, kripën, piperin dhe vezën. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë mbështjellë me një membranë kuzhine.

Në një tigan vendosim pak vaj bimor dhe skuqim qoftet në nxehtësi mesatare. Paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim pak miell, shtojmë hudhrat e shtypura, karrotën, salcën e domates, uthullën, kripën dhe piperin. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet dhe më pas vendosim qoftet. Rregullojmë shijen me bimë aromatike dhe e lemë gatimin dhe për disa minuta në zjarr.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?