Receta

Qofte me miell misri dhe hithra nga zonja Albana

30 Janar, 11:45| Përditesimi: 30 Janar, 11:47

  • Share

Qofte me miell misri dhe hithra

Përbërësit:

  • 300 gr hithra të freskëta
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 150 gr miell misri
  • 50 gr miell gruri
  • 2 vezë
  • 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • 1 lç sodë buke ose pluhur pjekjeje
  • 1 lç rigon ose koper e grirë
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Vaj ulliri për skuqje

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë mirë hithrat dhe i vendosim të ziejnë për 5 minuta në ujë me pak kripë dhe më pas i kullojmë. I lëmë të ftohen dhe i grijmë imët. Në një enë bashkojmë miellin e misrit dhe atë të grurit, shtojmë sodën e bukës dhe i përziejmë. Shtojmë vezët, djathin e thërrmuar, qepën, hudhrën dhe erëzat. Formojmë një brumë homogjen dhe e ndajmë në qofte të vogla. Nxehim vajin dhe skuqim qoftet në zjarr mesatar derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të dyja anët. I vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta shoqëruar me pak kos, turshi ose sallatë fshati.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?