Receta

Qofte me mish dhe oriz në salcë domateje nga zonja Albana

18 Shtator, 11:36| Përditesimi: 18 Shtator, 11:37

  • Share

Qofte me mish dhe oriz në salcë domateje me qepë

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 700 gr mish i grirë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 vezë
  • ½ filxhan oriz
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lgj majdanoz i grirë
  • Kripë, piper

Për salcën:

  • 4 lgj vaj ulliri
  • 700 gr qepë të vogla
  • 400 gr domate të vogla
  • 50 ml verë e kuqe
  • 50 ml uthull
  • 1 lgj salcë domateje
  • 2 gjethe dafine
  • 2 shkopinj kanelle
  • 1 litër lëng perimesh
  • Rozmarinë e freskët

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e qofteve. Përziejmë mishin e grirë me qepën e grirë imët, vezën, orizin, majdanozin, kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Formojmë qoftet në toptha të vegjël dhe i lëmë të pushojnë. Ndërkohë në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mirë qepët e vogla derisa të marrin ngjyrë. I shuajmë më pas me pak verë dhe uthull dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën, domatet, rozmarinën, gjethet e dafinës, shkopinjtë e kanellës dhe lëngun e perimeve. E lëmë salcën të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë qoftet në salcën që zien. Vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, derisa salca të trashet dhe qoftet të piqen plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?