Qofte me oriz në salcë me patate nga zonja Albana

8 Maj 2023, 10:54| Përditesimi: 8 Maj 2023, 10:56

  • Share

Qofte me oriz në salcë

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 vezë
  • 1 qepë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 fl kafe oriz
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Për salcën:

  • 3 lgj vaj ulliri
  • 500 ml ujë
  • 1 qepë
  • 4 patate
  • 2 lgj salcë domate
  • 1 shkop kanelle
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e grirë e bashkojmë me orizin, qepën e grirë imët, vezën, majdanozin, kripën, piperin. E punojmë brumin e qofteve në toptha të vegjël dhe i spërkasim me miell. Në një tigan kaurdisim qepën në yndyrë, shtojmë patatet dhe salcën, i lemë të ziejnë pak. Në një tenxhere shtojmë buljon perimesh ose mishi dhe e lemë të vlojë, më pas shtojmë qoftet e mishit dhe masën e salcës të përgatitur në tigan. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?