Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 300 gr sallam ose salsiçe
- 200 gr djathë mozzarella
- 2 kokrra vezë
- 100 gr bukë të grirë
- 1 lgj majdanoz të grirë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet me gjithë lëkurë derisa të zbuten. Pasi të jenë zier, qërojmë lëkurën dhe i shtypim si për pure. Heqim lëkurën e sallamit dhe e grijmë hollë ose e shtypim lehtë me pirun. Përziejmë patatet me vezët, djathin e grirë, sallamin e grirë ose të prerë hollë, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qoftet duke marrë një sasi të vogël nga masa e patateve, shtojmë një kub të vogël mozzarella në qendër dhe e mbyllim mirë që të formojmë një topth. Kalojmë qoftet në bukë të grirë që të mbulohen mirë nga të gjitha anët dhe i skuqim në vaj të bollshëm të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
Komente
